Atentati i dështuar ndaj 'Otit të Elbasanit', kunati dhe miku i Erion Alibejt mohojnë akuzat: S'kemi dijeni për 'BMW X6' dhe 3 kallashnikovët

21 Shkurt 2023, 11:52 | Përditesimi i fundit: 2023-02-21 14:46:02

Dy të arrestuarit Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjeç kanë mohuar se kishin marrë urdhër për atentatin që dështoi ndaj Elton Kilës të njohur si 'Oti i Elbasanit'. Ata kanë thënë se s'kishin dijeni për mjetin BMW X6 dhe 3 kallashnikovët. Për dokumentet e falsfikuara greke, Spahiu tha se mund të jenë bërë nga dikush që do t'i bëjë keq.