Atentati me 1 të vrarë e 1 të plagosur në Krujë, autorët dyshohet se ishin 3! Familja e Gentian Bejtja u qëllua sapo zbriti nga makina e po hynte në shtëpi

4 Korrik 2023, 07:58

Gazetari i Report Tv Julian Shota ka mësuar detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe i plagosur djali i tij Alvi Bejtja. Sipas burimeve dyshohet se atyre u është bërë pritë dhe sapo kanë zbritur nga makina, pranë banesës së tij, është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Gentian Bejtjas dhe familjes së tij. Gentian Bejtja po udhëtonte familjarisht, ndërsa ka mbetur viktimë kunati dhe i biri. Dyshohet se autorë të krimit janë 3 persona. Ndërkohë në zonë nuk ka kamera sigurie pasi u hoqën në kuadër të operacionit të policisë ‘Fijet’.