Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Lezhë, identifikohen 3 autorët! Vihet në pranga edhe 54-vjeçari, qëlloi me armë në drejtim të tyre

7 Mars, 16:41

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë të ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur 54-vjeçari Agron Puka.

Për rastin u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasit Vinçens Tuku 32 vjeç, banues në fshatin Troshan, Amarildo Kola 31 vjeç, banues në fshatin Tale dhe Kevin Ndoka 18 vjeç banues në Shëngjin.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, kanë tentuar të ndalojnë automjetin me të cilin lëvizte shtetasi Agron Puka dhe më pas kanë qëlluar drejt këtij automjeti, me armë zjarri.