Atentati ndaj Fatjon Muratit, asnjë gjurmë nga autorët, kamerat e sigurisë nuk ndihmojnë! Banakierja u vra teksa po shërbente, dëshmitarët japin pak detaje

14 Mars 2023, 13:08 | Përditesimi i fundit: 2023-03-14 15:24:12

Në ditën e tretë të hetimeve për atentatin në Don Bosko, hetuesit janë përqendruar tek vëzhgimi i kamerave të sigurisë përgjatë gjithë itinerarit që ka ndjekur makina që nga vendi i ngjarjes, deri në fshatin Likmetaj. Në pamjet e administruara deri tani nuk e qartësojnë grupin hetimor në lidhje me detaje që mund të ndihmojnë për identifikimin e autorëve.