Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Krujë, arrestohet 'një prej të fortëve të Niklës' për armëmbajtje pa leje

6 Korrik 2023, 22:14

Është arrestuar për armëmbajtje pa leje Valter Bami në lidhje me atentatin në Larushk të Krujës ku u vra Ramazan Dino dhe u plagosën dy fëmijët e objektivit, Gentjan Bajtja. Bashkë me të, janë shoqëruar mbrëmjen e sotme edhe dy miq të Valter Bamit si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.