Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Krujë, u plagosën dy djemtë e tij! Njëri në gjendje të rëndë për jetën

4 Korrik 2023, 11:57

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë, përveç Alvi Bejtjas, ka mbetur i plagosur edhe djali tjetër i 42-vjeçarit. Sipas të njëjtave burime në urgjencë kanë mbërritur të plagosur 2 fëmijë, njëri prej tyre 13-vjeçari Alvi Bejtja i cili është në gjendje të rëndë për jetën dhe është i intubuar. Ndërsa fëmija tjetër, 8 vjeç është në gjendje më të mirë shëndetësore.