Apeli i Posaçëm ka lënë të pa ndryshuar masën e arrestit në burg për Julian Meçajn të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij Pëllumb Muharremi, i njohur ndryshe se Aleksandër Laho apo 'Rrumi i Shijakut'.
Ai gjithashtu akuzohet nga SPAK se me kërkesë të Plaurent Dervishajt, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë në disa raste tentuan të kryenin atentate të tjera ndaj Arjan Ndojës, Pëllumb Muharremit por edhe personave të tjerë.
Meçaj u deportua në gusht të këtij viti nga Dubai bashkë me Plaurent Dervishajn.