Atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, ekspertiza: U vendos 50 gramë tritol! 6 të shoqëruar

12 Prill 2023, 11:44 | Përditesimi i fundit: 2023-04-12 15:22:12

50 gram lëndë eksplozive ka qenë sasia e vendosur në mjetin e kreu të degës së Rithemelimit në Vaun e Dejës. Ky është konkluzioni i arrirë nga forcat xhenio pas eksperimentimit të mjetit.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë të një dite më parë në policinë e Shkodrës janë shoqëruar 6 persona ndërkohë ende nuk ka persona të ndaluar për shpërthimin me eksploziv.