Atentati ndaj policit e kunatit në Shkodër, gjenden 3 kallashnikovë! Dëshmia: U fshehëm pas makinës! Autorët dyshohet se ishin 4

13 Mars, 11:27

Vijojnë hetimet për atentatin që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Shkodrës. Polici Gjergj Ndershtiqaj, vëllai i Marjan Ndershtiqaj drejtor i Transportit Rrugor në këtë qytet dhe kunati i tij Gjon Nika, në dëshminë dhënë para hetuesve, kanë deklaruar se nuk i kanë parë se kush i qëlloi dhe se nuk kanë konflikte. 3 kallashnikovë u gjetën në makinën e djegur, ndërsa autorët dyshohet se ishin 2.