sh-presidenti dhe kandidati presidencial nga radhët e republikanëve, Donald Trump, i shpëtoi një atentati në një tubim në Pennsylvania, më 14 korrik.
Atentatori u identifikua një 20 vjeçar, i quajtuar Thomas Mattheë Crooks, i cili mbeti edhe i vrarë pas atentatit ndaj Trump.
Lidhur me këtë atentat ndaj ish-presidentit, ekspert i sigurisë kombëtare Adrian Shtuni në një lidhje skype nga SHBA, për 'Frontline Intervieë', në Report Tv tregoi se atentatori nuk ishte amator, por dinte të përdorte armët shumë mirë.