Atentati në Athinë/ Roan Brahimi jetonte në Dubai, ndodhej në Greqi për të festuar Pashkët! Mbahej nën vëzhgim, autorët shkuan vetëm për ta ekzekutuar

10 Maj, 14:57

Një grup hetimor po punon për të zbardhur atentatin ndaj Roan Brahimit mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë. 32 vjeçari i njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt nuk jetonte në Greqi por kishte shkuar në Athinë për të festuar Pashkët me familjen, e cila jetonte në një banesë marrë me qira afër vendit ku dhe u ekzekutua.