Atentati në Dukagjin/ Babë e bir u qëlluan me breshëri automatiku në makinë! I zunë pritë 500 metra larg shtëpisë së djegur

30 Qershor 2023, 15:57

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e babë e bir, Gjokë dhe Eduard Gurra. Ata janë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndërsa kanë qenë brenda në makinë duke udhëtuar drejt banesës së tyre të djegur në Dukagjin. Veç pistës që babë e bir kishin aktivitet të tregtimit të lëndës drusore, policia ka ngritur edhe atë të konflikteve për mbjelljen e kanabis sativa.