Atentati në Krujë, makina e vrasësve ishte e vjedhur, brenda saj gjenden 3 kallashnikovë

4 Korrik 2023, 09:55

3 kallashnikovë janë gjetur brenda makinës e cila dyshohet se u përdor për atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë. Viktimë mbeti kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sino dhe i plagosur djali i tij Alvi Bejtja. Makina tip Golf 5 pa targa me benzin gaz sipas burimeve rezulton e vjedhur. Makina është djegur totalisht dhe brenda saj janë gjetur 3 kallashnikovë.