Atentati në Krujë, Policia kërkon të pyesë babain e dy fëmijëve të plagosur, Gentian Bejtja nuk gjendet prej 2 ditësh! Hetohet pista e hakmarrjes

6 Korrik 2023, 15:53 | Përditesimi i fundit: 2023-07-06 15:58:18

Dy fëmijët e tij të mitur e kanë kaluar tashmë rrezikun, por ish-polici Gentian Bejtja nuk po gjendet për tu marrë në pyetje tri ditë pas atentatit në Krujë ku mbeti i vrarë edhe kunati i tij. Pista kryesore e hetimit për babain e dy djemve të plagosur, është hakmarrja, pasi më parë ndaj tij janë organizuar edhe dy atentate.