Atentati në Lezhë, dëshmitari: Kërciti automatiku si në ’97! Fëmijët u tmerruan! I plagosur njeri i rregullt

6 Mars, 10:36

Atentati që ndodhi para shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur Agron Puka, ka tmerruar nxënësit, mësuesit e prindërit.

Një nga dëshmitarët, tha për mediat se të shtënat e automatikut u dëgjuan si në trazirat e ’97. Sa i takon të plagosurit ai tha se ishte njeri i rregullt e familjar.

‘Normal që janë frikësuar fëmijët. Ishte automatiku si me qenë në ’97 këtu. Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar. Si ndihen fëmijët të tmerruar. I morëm nga shkolla. Jo këtu nuk kanë ndodhur, Rrila është vend i qetë. Unë jam le e rritur më të!.’- tha dëshmitari.

M.Q./Shqiptarja.com