Atentati në Lezhë, dyshohet hakmarrje për vrasjen e Nikulajt! Si nisi hasmëria me fisin Lekstakaj

19 Korrik 2023, 21:33

Një atentat është regjistruar ditën e sotme në Balldre të Lezhës. Viktimë ka mbetur Nikolin Lekstakaj, i cili është qëlluar me armë teksa ka qenë duke dalë nga marketi. Vrasja e tij dyshohet për hakmarrje nga fisi Nikulajt, pasi më 19 prill të këtij viti u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj. Vrasja e këtij të fundit dyshohet u porosit nga fisi Lekstakaj për shkak të një hasmërie të nisur shumë vite më parë.