Atentati në Nikël të Fushë Krujës, Marklen Haka u qëllua 20 herë me armë automatike MP5: Pashë makinën që po më ndiqte, më qëlloi me breshëri! Asnjë person i shoqëruar

9 Qershor 2022, 19:22

FUSHË KRUJË- Dëshmia e Marklen Hakës nuk i ka shërbyer hetuesve për të zbardhur atentatin ndaj tij, qe e la të plagosur në nofull. Report TV mëson se Haka ka treguar se Haka ka deklaruar se e kishte parë një makinë që po e ndiqte, por që nuk e kishte menduar se do e qëllonte.

Ai është shprehur se është qëlluar nga përpara, në një moment që kishte ndalur makinën dhe më pas autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, pavarësish dëshmisë së Hakës, nga sa raportojnë burimet, grupi hetimor dyshon se kjo dëshmi nuk është e vërtetë pasi nga ekspertiza që është bërë në vendin e ngjarjes ka dyshime që autori ka qenë në këmbë dhe jo në makinë, megjithatë kjo është ende duke u vërtetuar.