Atentati në Shkodër/ Makina e djegur e autorëve u vodh në prill në Durrës! A ishte Ibrahim Lici te makina e viktimave?

4 Nëntor 2024, 16:02

Hetuesit janë duke kërkuar prova nëse personi i tretë në atentatin e Dobraçit me 4 të vrarë ishte apo jo Ibrahim Lici. Me dyshimet se ai ka mbetur i plagosur u bënë kontrolle në disa klinika private mjekësore, por pa rezultat. Grupi hetimor zbuloi se makina që dogëjn me acid autorët ende të paidentifikuar të atentatit, është vjedhur në Durrës.