Atentati në Shkodër/ Personi i tretë që dyshohet se është Ibrahim Lici, mund të jetë dërguar për mjekim në jug të vendit! Kontrolle në klinikat private në Vlorë e Fier

8 Nëntor 2024, 13:52 | Përditesimi: 8 Nëntor 2024, 14:42

Personi i tretë në makinën e viktimave të masakrës së Dobraçit, i cili dyshohet të jetë Ibrahim Lici, mund të jetë dërguar për mjekim në zonën e jugut të vendit, pasi grupi hetimor dyshon se ai mbeti i plagosur në shkëmbimin e zjarrit ku u vranë 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve që ishin në kohën dhe vendin e gabuar, Bashkim dhe Flutura Basha.

r.k./Shqiptarja.com