Atentati në Tiranë/ Gazetari Qyno: Objekt sulmi jo vetëm Preg Gjini, por edhe nipi i tij

16 Shtator 2020, 21:43

Gazetari Elton Qyno i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv tha se shënjestër e autorëve të atentatit në urën e Nisharakut në Tiranë nuk ka qenë vetëm Preng Gjini por edhe nipi i tij, Fatjon Dautaj. Ai thekson se fakti që është vendosur në një sasi shumë të madhe dhe në anën e djathtë të tij, do të thotë se donin të shfarosnin dy anëtarë të familjes me një rast.