Atentati në Vlorë, policia lë prova në vendin e ngjarjes! Gëzhoja e njolla gjaku, çfarë ka mbetur

30 Maj 2021, 09:47 | Përditesimi: 30 Maj 2021, 09:50

Pas atentatit që Edison Begajt iu bë gjatë natës në hyrje të shtëpisë së tij, në vendin e ngjarjes kanë mbetur njolla gjaku dhe shenjat e plumbave në shtyllën e derës. Gjithashtu Report Tv sjellë edhe pamje nga gëzhojat e plumbave në vendin e ngjarjes që duket se janë harruar nga policia gjatë mbledhjes së provave. 38-vjeçari mbeti i plagosur pasi 4 plumba e kanë kapur atë në pjesën e këmbëve, ku autori nuk ka parë nga errësira e madhe që ishte në zonë.

b.ha./Shqiptarja.com