Atentati para shkollës në Rrilë të Lezhës, nxënësit dhe mësuesit bojkotojnë mësimin

6 Mars, 10:26 | Përditesimi i fundit: 2024-03-06 10:59:48

Nxënësit dhe mësuesit kanë bojkotuar mësimin në fshatin Rrilë të Lezhës, pas atentatit që ndodhi mëngjesin e sotëm para shkollës, ku mbeti i plagosur Agron Puka.

Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik edhe të nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë, pasi nga të shtënat janë rrezikuar edhe nxënësit.