Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

25 Dhjetor, 16:07

Ashtu si asnjëherë më parë, në Prishtinë, këtë vit ndjehet një atmosferë tepër festive Krishtlindjesh.

Në kryeqytetin e Kosovës është hapur Tregu i Krishtlindjeve, që tërheq shumë vizitorë të të gjitha moshave, por edhe turistë të huaj, kuriozë për ta parë këtë treg nga afër.

Kosova njihet si vend me shumicë myslimane, por festat bashkojnë përtej besimeve fetare. Rrugët e Prishtinës janë zbukuruara dhe të mbushura me njerëz, gjë që ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja.

    No videos found.