Atmosferë feste në kohë pandemie, të rinjtë dhe fëmijët festojnë Ditën e Luleve në Shkodër dhe Lezhë

6 Maj 2021, 17:32

Pandemia nuk i ka kushtëzuar festimet për Ditën e Luleve, një traditë e hershme kjo për qytetin e Shkodrës. Mes një atmosfere të hareshme nxënësit e shkollave u bënë bashkë për të sjellë krijime me motive lulesh , të cilat u ekspozuan në panairin e organizuar nga bashkia.

Me moton "Ju blini lule, ne blejmë libra!",  nxënësit e klasës së katërt të shkollës "Besëlidhja" në Lezhë organizuan  një aktivitet argëtues dhe edukues. Aktiviteti me aromë lulesh dhe tinguj violine tërhoqi vëmendjen e qytetarëve lezhjanë.