Atmosferë festive në Përmet, qytetarët kremtojnë Ditën e Verës

14 Mars 2025, 12:13 | Përditesimi: 14 Mars 2025, 12:13

Dita e Verës po festohet në Përmet përmes panairit të produkteve ushqimore. Siç dihet Përmeti e ka shndërruar prej vitesh në një traditë këtë festë. Me dhjetëra prodhues artizanale të verës, rakisë, apo kulinarisë karakteristike kanë reklamuar produktet e tyre ndërkohë që nuk kanë munguar blerësit.

I.M/Shqiptarja.com