Audiopërgjimi i 9-vjecares ndaj të moshuarit pedofil ’Je gati, m’ka marr malli’

28 Prill 2020, 20:04

Pas rastit në Saranda ku një 72-vjecar u akuzua se abuzoi mbi një 17-vjecare, një tjetër rast abuzimi shënohet në një fshat të Fierit. Gazetari Elton Qyno në emisionin ’Repolitix’ zbardh të plotë dinamikën e ngjarjes referuar dosjes hetimore. I moshuari pedofil i cili abuzoi mbi të miturën 9-vjecare për afro një vit, duke e gënjyer me cokollata dhe karamele, është arrestuar nga policia. Monstruoziteti i të moshuarit 72-vjecar ka ndodhur në dijenë e nënës dhe gjyshes së vajzës, të cilët nga frika nuk kanë mundur ta denoncojnë më parë pedofilin abuzues. Një audiopërgjim i bërë nga 9-vjecarja, këshilluar nga gjyshja, vë në pranga Leonidha Rexhepin, i cili ka mohuar të ketë abuzuar ndaj të miturës. Por dialogu në audion e regjisrtruar kur të dy ndodhen vetëm në banesë është skandaloz. Mjekja psikiatre Arjana Rreli në Report TV ka sqaruar se cila është mënyra më e mirë për të përballuar stresin nga izolimi, pa përdorur asnjë medikament. Në një lidhje skype për Report TV, ajo thotë se njerëzit në karantinë janë më të rrezikuar nga probleme të ankthit, ndërsa thotë se për të çliruar energji negative është e nevojshme edhe ngritja e zërit apo diskutimet me zë të lartë. Në Repolitix u fol edhe për lajmin e mirë që vjen nga Kina. Qendra Kombëtare për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive, ka deklaruar se vaksina ndaj Covid-19 mund të jetë gati për rastet urgjente në muajin Shtator. Gazetari Edison Myrteza nga Kina në një lidhje skype me Report TV, në emisionin ’Repolitix’ tha se janë duke u testuar dy nga tre vaksinat e prodhuar në Kinë deri në këto momente. Duke vijuar me situatën në rajon ndërsa patëm një lidhje me skype nga Prishtina me publicistin Agim Krasniqi, e deri në kontinentin Amerikan, mesazhe pozitive u përcollën minutat në vijim.