Audiopërgjimi i Ahmetajt dhe akuzat për trafik armësh, qeveria: Të ketë guximin të vijë e të përballet me drejtësinë

11 Shtator, 15:20 | Përditesimi: 11 Shtator, 15:20

Qeveria reagoi ndaj audiopërgjimit të publikuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe akuzave për trafik armësh. Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Eriona Ismaili refuzoi të komentojë pretendimet, ndërsa i bëri thirrje Ahmetajt të ketë guximin dhe të vijë në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.

E.H/Shqiptarja.com