Auditimi/ Baseni i HEC Sasaj u shemb pasi nuk u mirëmbajt nga koncesionari! KLSH kërkon dëmshpërblimin e familjeve të përmbytura dhe shkarkimin e drejtorit të AKBN-së

7 Korrik, 15:34 | Përditesimi: 7 Korrik, 15:34

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për mos monitorim të hidrocentraleve. Duke marrë shkas nga përmbytjet e shkaktuara në janar nga HEC-i Sasaj në Lukovë, KLSH thotë se kjo kontratë nuk u monitorua, ndërkohë që shembja e basenit u bë për shkak se muret ishin carë dhe nuk ishte marrë asnjë masë.

    r.k./Shqiptarja.com