Auditimi i KLSH: Analizat COVID në privat të pabesueshme, laboratorët privatë u akredituan në shkelje të ligjit! Trajtimi i koronavirusit ‘zbrazi’ xhepat e qytetarëve

14 Tetor 2021, 15:12

Një audit 1-vjeçar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zbulon deri në shkelje ligjore të evidentuara në menaxhimin që autoritetet shtetërore i bënë pandemisë. Sipas KLSH, ministria e Shëndetësisë akreditoi në shkelje të ligjit laboratorët privat në Shqipëri, duke sjellë sipas KLSH deri në pavërtetësi të rezultateve të analizave.