Audituesja e KLSH-së në Komisionin Hetimor: U paguan nga buxheti për 455 145 analiza të pakryera në 3 vite! Koncensionarit të “Check up” iu rrit fitimi deri në 32%

28 Qershor, 16:56 | Përditesimi i fundit: 2024-06-28 20:53:33

Vijon mbledhja e rradhës së Komisionit Hetimor parlamentar për koncesionin e Sterilzimit dhe Check-Up. Audituesja e KLSH, Selime Bregu deklaroi në Komision se janë 455 145 analiza të pakryera, për të cilat janë kryer pagesat me një dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit me mbi 413 milion lekë.