Australi, avionë gjuajtës luftarakë fluturojnë mes rrokaqiejve të Brisbane, frikë… por është ‘show’ i aeronautikës

4 Tetor 2019, 11:56

Avionë mallrash dhe avionë gjuajtës luftarakë kanë fluturuar ulët midis rrokaqiejve të Brisbane në Australi, një skenë që ka ngjallur shqetësim dhe frikë.

Bëhet fjalë për një demonstrim të Forcave Ajrore Australiane gjatë “Riverfire event”  që u zhvillua në ditët e fundit të muajit shtator.

Një aeroplan ngarkesash ‘Globemaster C-17A’ dhe një avion gjuajtës ‘F-18’ fluturuan midis ndërtesave të qytetit Australian.

Pas momenteve të para të frikës, banorët e qytetit dhe turistët shijuan shfaqen jo pa drithëruese.