Autobotët ndjekin protestuesit nga pas, i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës

24 Tetor, 15:00 | Përditesimi: 24 Tetor, 15:25

Autobotët dhe efektivët janë vënë në ndjekje të protestuesve duke hedhur ujë e gaz lotsjellës vazhdimisht drejt protestuesve. Këta të fundit janë spostuar nga “Rruga e Durrësit” te sheshi “Skënderbej.”

Protestuesit kanë pasuar edhe me hedhjen e kapsollëve. Në këtë moment ata duket të jenë shpërndarë rreth qendrës.

E.H/Shqiptarja.com