Automjeti i djegur me benzinë, gjyshja rrëfen: Nipi kishte bërë llafe me ca djem

19 Mars, 09:35

Gjyshja e djalit të një prej pronarëve të automjeteve që është djegur në Korçë thotë se fillimisht ata janë njoftuar nga komshia, më pas kanë dalë dhe kanë vënë nën kontroll vetë flakët.

Ne po flinim mbrëmë, na lajmëroi komshia, ishte ngritur ajo se ka një fëmijë të vogël. U ngrit për fëmijën kur pa zjarrin. “Shpejt zjarr” na tha neve! Ku ka rënë ky zjarri thamë ne? U ngrit djali pastaj, nipi mori markuçin, e shuajtëm vetë.

Një e gjysmë ka qenë ora, nuk e di pse e bënë.