Autonomia Spitalore, Rama: Mjekët në spitalet publike mundësi të ofrojnë shërbime ekstra me pagesë jashtë orarit! Marrin 70%, 30% i kalon spitalit

26 Janar, 12:48 | Përditesimi i fundit: 2024-01-26 15:29:47

Rama tha se shërbimi në spitalet publike është tashmë në një nivel krejt tjetër dhe theksoi se në të gjithë spitalet që do të pajisen me kartën e autonomisë menaxheriale, mjekët do të kenë mundësi të punojnë edhe jashtë orarit duke ofruar shërbim ekstra për të cilin do të marrin 70% të pagesës ndërsa vetë spitali merr 30%.