Autorë të tre vjedhjeve, pranga dy të rinjve dhe të miturit në Fier

1 Nëntor 2023, 13:03

Dy të rinj dhe një i mitur janë arrestuar në Fier, si autorë të 3 vjedhjeve gjatë muajit tetor. Martin Kapllanaj, 20 vjeç, Geraldo Veiza, 19 vjeç, kishin vjedhur tre biznese, ndërsa një vjedhja e një banese u kishte mbetur në tentativë.