Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë? ARRSH e mohon: Nuk do të ketë tarifë për përdoruesit

25 Janar, 13:57

Një dokument i Autoritetit Rrugor Shqiptar për investimet në urat e vendit thotë se autostrada Tiranë-Durrës do të behet me pagesë, por një gjë e tillë mohohet nga ARRSH, e cila sqaron për Report TV se zgjerimi i rrugës do bëhet me fonde të buxhetit të shtetit dhe nuk do të ketë tarifë për përdoruesit. Kostoja totale e zgjerimit të autostradës prej 31 kilometra sipas ARRSH-së do të jetë 170 milionë euro.