Avokatët në bojkot, kaos në gjykata

30 Qershor 2022, 08:48

Harta e re gjyqësore duhet të ecë paralelisht me hartën e re territoriale! Kështu deklaruan në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, avokatët Edmond Petraj dhe Ledio Braho, duke ju referuar vendimit për bojkotin pa afat të seancave gjyqësore si dhe bojkot për 10 ditë të masave të sigurisë. Avokatët u shprehën se më këtë vendim ato tregojnë forcën e tyre, se nuk janë zgjatim i pushtetit gjyqësore, por janë pjesë përbërëse e drejtësisë.