Avokati Ardian Visha: Katër arsyet përse Dritan Goxhaj nuk mund të ekstradohet në Hagë

12 Shtator 2023, 16:34

Ardian Visha, avokati mbrojtës i ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj ka renditur katër arsyet se përse ai nuk duhet të ekstradohet në Hagë. Së pari sipas tij çështja ka natyrë politike, së dyti sepse mungon në fashikull një shkresë ekstradimi e nënshkruar nga ministri i Drejtësisë së Kosovës, së treti sepse kërkohet ekstradimi i Goxhajt drejt Holandës, dhe Shqipëria nuk e ka një marrëveshje të tillë. Së katërti sepse vepra që i adresohet Goxhajt është e papërcaktuar pse është penale.