Avokati Beqiri: Dumani duhet të hetojë 4 dosje të mëdha! Nëse nuk i çon në gjyq deri në shkurt, është i dështuar

17 Dhjetor 2022, 19:07

Avokati Idajet Beqiri ka renditur 4 dosjet e mëdha që duhet të çojë deri në gjyq kreu i ri i SPAK, Altin Dumani. Në një intervistë për Report Tv, Beqiri përmendi ‘Gërdecin’, ‘CEZ-DIA’ ‘Inceneratorët’ dhe ’21 janarin’. Për 3 prej këtyre dosjeve, Beqiri thotë se kryekoka është ish kryeministri Sali Berisha i cili duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.