Avokati: Drejtori i Arkivit në hetim se po grabit 'historinë', Tufa ka dosje të 530 kriminelëve të komunizimit sot me pushtet

29 Tetor 2019, 17:15

TIRANË- Avokati i Agron Tufës, drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Kujtim Cakrani ka deklaruar në studion e Report TV se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin ndaj drejtorit të Arkivit të Shtetit, Ardi Bido. Përballë gazetares Ina Qirko, Cakrani ka deklaruar se Bido dhe ekspertë të tjerë të këtij institucioni janë vënë në hetim, pas denoncimeve se në Arkivin Qendror të Shtetit janë futur dokumente të falsifikuara me qëllim grabitjen e pronës shtetërore.

"Prokuroria për Krimet e Rënda ka nisur procedimin penal ndaj një personeje që ka futur dokumente në Arkivin Qendror të Shtetit dokumente poronëse. Aktualisht ka nisur një procedim penal, pas kallëzimit që është bërë nga një qytetar për drejtorin e institucionit, Ardi Bido, duke vazhduar më pas me të gjithë grupin e kriminalistës që vërteton dokumentet arkivore dhe grupin e ekspertëve, historianëve pranë Arkivit se në mënyrë kriminale dokumente gjoja të vjetra të falsifikuara për të grabitur prona shtetërore dhe kanë hyrë nga jashtë me një mënyrë kriminale, prej katër muajsh është bërë publike", tha Cakrani.Ai ka sqaruar edhe arsyet se përse prej muajsh, drejtori Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa dhe ai, për shkak detyrës së tij si avokat po kërcënohet nga persona anonim. Cakrani ka deklaruar se Tufa ka një dosje ku janë të përfshirë emra që sot kanë poste drejtuese dhe në të kaluarën kanë kryer krime, kanë persekutuar dhe plaçkitur. Cakrani tha se vetëm në Policinë e Shtetit janë 530 emra, duke hedhur dyshime se janë pikërisht këta persona të kësaj dosjeje që po kërcënojnë pasi nuk duan që të dalin në dritë e shkuara e tyre e errët.