Kallëzim penal për Edmond Cajën në prokurori, Tufa: Do të kallëzohen edhe emra të tjerë, që kanë kryer krime në diktaturë

Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit nën drejtimin e Agron Tufës për herë të parë ka ngritur një padi në Prokurorin e Krimeve të Rënda në Tiranë ndaj  ish-komandantit të kamp-burgut të Qafë-Barit, Edmond Caja, për  veprën penale “Krime kundër njerëzimit”. Kjo iniciativë është marrë në përvjetorin e pushkatimit të heronjve të revoltës së Qafë-Barit.

Ndër të tjera në padinë e ngritur nga Agron Tufa thotë se: “Ky kallëzim penal ka një parahistori me akuza të ndërsjella, dy qytetarëve shqiptarë me nënshtetësi shqiptare, Ermira Dine edhe Edmond Caja. Ky gjyq u zhvillua në Gjermani edhe rezultoi me dorëheqjen e padisë së Edmond Cajës. Në dijeninë tonë ekziston një kallëzim penal, që është bërë në Gjermani, nga një ish- i dënuar i Qafë-Barit ndaj Edmond Cajës. Në Shqipëri është e para padi  e kësaj kategorie, që kanë ushtruar dhunë konceptuake, fizike edhe psikike, me objektiv skllavërimin e plotë të ish të dënuarve politik në kamb-burgun e Qafë-Barit”.

Tufa shton më tej se ISKK që ka kontakt me arkivat edhe kujtesën e të mbijetuarve ka ndeshur vazhdimisht informacione të shumta dëshmi për veprimet sadiste, për dhunën edhe humbjen e gjymtyrëve ndaj ish- të burgosurve.

“Një ndër ta është Edmond Caja, që fill pas revoltës së Qafë_Barit, është protagonisti kryesor ndaj kësaj dhune të ushtruar. Çdo zyrtarë ka të drejtë që të bëjë kallëzim penal për persona konkret. Në këtë rast ne shfrytëzuam këtë hapësirë ligjore, duke pasur edhe dëshmitë gojore të ish- të burgosurve politikë. Mendoj se nuk ka asgjë të keqe, që ish- komandanti të përballet me viktimat e veta, që i ka torturuar edhe pushkatuar, Tom Ndoja edhe Sokol Sokoli, por edhe Sandër Sokoli vdiq nga trotuat. Pas kësaj revolte Edmond Caja mori edhe ngritje në detyrë, deri në vitin 1989. Besoj se drejtësia do të bëjë punën e vet. Ne kemi bërë një detyrë qytetare për zbardhjen e krimeve të komunizmit, ushtrimin e dhunës, depresionalizimin dhe skllavërimin ndaj këtyre qytetarëve fatkeq, që u dënuan pa të drejtë. Siç e thotë edhe vet Edmond Caja, që nga viti 1953, Konventa e Shqipërisë me vendet e botës ishte që të burgosurit nuk duhet që të punonin me punë të rënda, aq më pak në minierë, siç ishte ajo në Qafë-Barë”.

Rreth 17 dëshmitarë sot nën cilësinë e viktimës të mbijetuar nga burgu famëkeq politik i Qafë-Barit (1982-1990), e paraqesin komandantin e Togës së Policisë së këtij burgu, Edmond Cajën, si një dhunues sadist, që rrihte, torturonte edhe gjymtonte e dënonte ish të burgosurit e pambrojtur.

Një nga dëshmitarët okular është edhe Bedri Blloshmi kujton ndër të tjera se:

“Unë e mbaj mend si sot 22 majin e 1984 revoltën e Qafë-Barit, aty prej muajsh ushtrohej një dhunë e egër ndaj të burgosurve politikë. Ata e kishin moto: Që asnjëherë nuk duhet të dëgjonin fjalën, që nuk ka material për të bërë normën. Për këtë arsye lindi Revolta e Qafë Barit. Shkak u bë një vagon mineral, që nuk ishte në fron. Shkaktar i kësaj revolte që ndodhi është vetëm ish-komandanti i policisë Edmond Caja, nga Tepelena. Ai ishte një njeri shumë i dhunshëm. Kur ndodhi revolta, komandanti i kampit, jo i policisë, që nuk ia kujtoj emrin, se hynte shumë rrallë në kamp, se aty hynte vetëm Edmond Caja. Pas përleshjes me policinë, Edmond caja bashkë me të tjerët dolën jashtë. Në këtë moment oficeri roje ka hapur zjarr. Asnjë nga dëshmitarët nuk e ka pranuar këtë, që në supin e majtë ka goditur Kostandin Gjordeni. Unë nuk kam marrë pjesë në revoltë. Ishte Sokol Sokoli, Toma Ndoja (të cilin e pushkatuan). Rreth 20 e ca veta i lidhën edhe i torturuan. Në kamp hynë civilë edhe ushtarë, që i godisnin pa asnjë arsye, i nxorën të gjithë dhe i hodhën në një makinë të zbuluar. Unë mbaj mend se pasi i hoqën në grup, kur kam hyrë unë në dhomën e takimit, kam parë shumë gjak. Më pak gjak ka në thertore se sa kishte atje. Pasi mbarova unë aty, para meje morën Sandër Sokolin, dhe kryetarin e zyrës teknike, të cilën kontrollonin zyrën teknike...”,  rrëfen ndër të tjera Blloshmi.

Çështja ndiqet nga avokat Kujtim Cakrani, i cili thotë se përveç Edmond Cajës, do të ketë edhe emra të tjerë që do të paditen në prokurori nga ata, që kanë vuajtur torturat çnjerëzore të diktaturës.

“Ky institut, pasi ka marrë shumë dëshmi nga personat që kanë vuajtur në burgun e Qafë barit edhe revoltën që është bërë në këtë burg, kanë konstatuar se komandanti i togës, Edmond Caja, skllavëruar dhe ka torturuar në mënyrën më ekstreme të mundshme shumë të burgosur, që i janë drejtuar Institutit. Edhe instituti vet ka konstatuar se këto veprimet e tij kanë pasur brenda veprën penale, krime kundër njerëzimit, që bien ndesh me të gjitha konventat ndërkombëtare për të burgosurit edhe lirit për të drejtat të njeriut. Në këtë situatë në datë 10 jem drejtuar pranë prokurorisë për krimeve të rënda, ku kemi depozituar kallëzimin penal për krime kundër njerëzimit, kundër komandantit të Togës Edmond Caja. Natyrisht që Edmond Caja nuk është vetëm, sepse ka marrë urdhëra nga dikush, ka zbatuar por edhe ka dhënë urdhëra dikujt, prandaj besoj se do të jetë një  zinxhirë, një rrjet personash,  që do jenë përgjegjës për krime kundër njerëzimit në burgun e Qafë-Barit nga viti 1984-1990” shprehet avokat Kujtim Cakrani.

Që prej vitit 1993 Edmond Caja jeton edhe punon në Gjermani. Ndërsa, në vitin 2007 ka hequr dorë nga nënshtetësia shqiptare, duke marrë atë gjermane.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hjkk: 13/06/2019 20:28

    O tuf o te qr r r r r

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë