Avokati francez, ndër më të shtrenjtët në Evropë, kush do e paguajë?! Berisha nuk i përgjigjet pyetjes e nuk bën transparencë financiare duke konfirmuar akuzat

20 Maj 2021, 19:05 | Përditesimi: 20 Maj 2021, 19:05

Pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA, Sali Berisha u paraqit sot para  gazetarëve për t'i hapur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por duke lënë pa sqaruar gjërat më të rëndësishme.

Pyetjes së gazetarëve se kush do ta paguajë dhe sa kushton avokati francez  Jean-yves le Borgne i cili do të përfaqësojë Berishën në Paris, ai iu shmang dy herë duke mos u përgjigjur.

Nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton se ky avokat është ndër më të kërkuarit në Evropë, me klientë nga më të rëndësishmit, duke filluar nga krerë shtetesh si diktatori tunizian Ben Ali apo Presidenti francez Chirak e deri të avokat i pronarit të firmës gjigante botërore si Nissan. Pra imagjinojeni vetë se sa i shtrenjtë duhet të jetë ky avokat.

Duke mos bere transparencë pikërisht mbi aspektet financiare Berisha duket se konfirmon edhe një herë akuzat për korrupsioni të paraqitura nga Departamenti i Shtetit.

r.k./Shqiptarja.com