Avokati i familjeve të viktimave të 21 janarit: Shteti Shqiptar ka pranuar në Strasburg që kemi të bëjmë me vrasje shtetërore

27 Maj 2021, 22:29

Avokati i familjeve të viktimave të 21 janarit, Dorian Matlija tha sot në "Repolitix" se Shteti Shqiptar ka pranuar në gjykatën e Strasburgut, gjykatë së cilës i janë drejtuar familjarët e 4 viktimave se vrasja e tyre është vrasje shtetërore, ndryshe nga çështja  e Gërdecit, për të cilën nuk e pranojnë ende.

"Shteti Shqiptar ka pranuar në Strasburg që kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore, ndryshe nga Gërdeci që nuk e pranojnë, për këtë rast e pranojnë", tha ai.  

Ai shtoi po ashtu se qeveria shqiptare ka kërkuar nga Gjykata e Strasburgut edhe zgjidhjen me pajtim, e cila është pranuar nga kjo gjykatë.