Avokati i Izet Haxhisë: Berisha ka paditur Elisabeta Imerajn pse e thirri për të dëshmuar, ka frikë

29 Shtator 2020, 23:52

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri tha se Sali Berisha nuk është thirru si dëshmitar me rinisjen e procesit të klientit të tij jo nga ai por nga prokuroria e Tiranës. Beqiri tha se Berishës i ka hipur frika dhe për këtë përpëlitet me deklarata në media. Avokati bëri dhe një deklaratë të fortë kur tha se në dijeninë e tij Berisha ka ngritur padi ndaj Elisabeta Imeraj, kreu i Prokurorisë së Tiranës pse e ka thirrur për të dëshmuar pasi ka frikë.

" Ne nuk e kemi kërkuar, e ka kërkuar prokuroria e çështjes dhe fakti që Berisha po del e po përpëlitet në media  e ka tmerruar ky fakt.  Në dijeninë time Berisha ka bërë një kallëzim penal ndaj kreut të Prokurorisë së Tiranës se përse e thërret për të dëshmuar. E ka zënë frika, mediat të dalin dhe ta verifikojnë", tha avokati Beqiri.