TIRANË- Gjykata penale e Tiranës rinis nga e para pas më shumë se dy dekadash procesin ndaj Izet Haxhisë të dënuar për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998.

Në seancën e kësaj të mërkure, gjykata i ka dhënë mundësi Prokurorisë të paraqesë kërkesën e saj për provat dhe dëshmitarët.

Prokurori Dritan Nushi ka lexuar kërkesën për gjykim duke listuar edhe dëshmitarët që duhen pyetur mes tyre ish-kryeministrin Sali Berisha, Vili Minarollin, Sali Lushën, Ylli Rakupin, Genc Poll, e një sërë dëshmitarësh të tjerë.

Vetë Haxhia s'ishte i pranishëm në këtë seancë, ndërsa më 2 tetor pritet që Gjykata të vendosë për dëshmitarët që do të pyetën dhe t'i hapë rrugë rigjykimit, për të konsideruarën vrasja e shekullit në Shqipëri.

Kush është Izet HaxhiaIzet Haxhiaj i cili u ekstradua nga Turqia pak muaj më parë u dënua në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit, ndërsa Jahi Sali Mulosmani është i dënuar përjetë për të njëjtin krim. Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës. Ai është dënuar në mungesë me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.