‘Avokati i Popullit gjeti shkelje të rënda’, Tedi Blushi: Deputetët e opozitës të kërkojnë takime me Metën në burg, ua mundëson ligji

11 Dhjetor, 17:39 | Përditesimi: 11 Dhjetor, 17:39

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se kreun e PL Ilir Meta po e mbajnë në burg të izoluar pa asnjë provë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi krahasoi situatën në Shqipëri me atë të Rusisë, duke theksuar se edhe në regjimin e Vladimir Putinit kritikët e tij, përfshirë Alexey Navalnyn, lejoheshin të jepnin intervista nga burgu.

Ai tha se edhe Avokati i Popullit konstatoi shkelje të rënda ndaj ish-presidentit Meta, përfshirë kufizimin e takimeve, moslejimin e deputetëve për ta vizituar dhe ndalimin e bisedave telefonike.

Ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të kërkojnë takime me Metën, duke theksuar se kjo e drejtë u njihet me ligj.

I.M/Shqiptarja.com