Rrëzohet kërkesa e PD-së për shtyrjen e votimit të Avokatit të Popullit. Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi të enjten kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen nga rendi i ditës të votimit për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit. Gjatë seancës parlamentare, kërkesa mori 30 vota pro, 77 vota kundër dhe 1 abstenim, duke u konsideruar e rrëzuar. Deputeti Redi Muci i Lëvizjes Bashkë abstenoi. Pas votimit, projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit mbetet në rendin e ditës për shqyrtim. Posti i Avokatit të Popullit prej 3 vitesh mbahet nga Erinda Ballanca jashtë afateve.




















