Avokati Përparim Çaça: Sali Berisha sot bëri rolin e negociatorit! Do thirret sërish në SPAK për t'u pyetur

23 Janar, 21:47

Avokati Përparim Çaça në emisionin “Repolitix” në Report TV ka deklaruar se Sali Berisha sot në SPAK ka tentuar të bëjë rolin e negociatorit me prokurorët, nisur nga ajo se çfarë ka deklaruar para medias. Duke qenë se seanca e parë ka qenë e shkurtër, sipas avokatit Berisha do të thirret sërish për t'u marrë në pyetje.