Avokati Popullit/ PD tërhoqi firmat, demokrati Ndoja del ‘jashtë rreshti’: Nuk është as morale, as burrërore

9 Dhjetor 2025, 13:00 | Përditesimi: 9 Dhjetor 2025, 13:00

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja e ka cilësuar si jo morale dhe as burrërore vendimin e deputetëve të opozitës për tërheqjen nga mbështetja për kandidatët për Avokat popullit.

Në Komisionin e Ligjeve, Ndoja tha se pavarësisht kësaj, juridikisht pas tërheqjes së firmave, bie mbështetja dhe se e udhës është rihapja dhe njëherë e procedurës dhe shpallja e kandidatëve komfor ligjit.

Arjan Ndoja: Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike. (Tërheqja nga firmat) Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma. A keni vullnet politik t’ia lini opozitës këtë post? Nëse po, e rihapim procedurën për të risjellë kandidatët komfor rregullave.

I.M/Shqiptarja.com