Avokatja e Hygerta Metës: Dëshmitë kontradiktore, pranoi vrasjen e babasë! Ka ende vend për hetime

26 Shkurt, 13:24

Hygerta Meta dhe vëllai i vogël Amarildo Meta mbrohen nga e njëjta avokate e caktuar kryesisht nga shteti, pasi të dy kanë refuzuar që të marrin avokat për mbrojtjen. Avokate Arta Gecaj tha për mediat se ka ende vend për hetimet, pasi Hygerta Meta ka ndryshuar dëshminë, duke pranuar vrasjen e të atit Pëllumb Meta dhe tashmë dëshmitë janë kontradiktore.